Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot me vranësira e reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, në skajin jugor të vendit dhe në zonat veriore pritet që të ketë edhe rrebeshe shiu të izoluara. Ndërkaq, edhe në pjesën tjetër të vendit priten reshje shiu.

Pas mesdite, reshjet e shiu pritet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të kenë një ulje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.