Së fundmi, INSTAT ka raportuar se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në Shqipëri. Shkak i këtij fenomeni janë shkaqet e shumta, si faktori ekonomik, lëvizjet demografike, si dhe fokusimi i gruas në karrierë, duke lënë në plan të dytë familjen.

Pas këtij lajmi ka reaguar aktivistja Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se dhe meshkujt janë përgjegjës për rënien e lindjeve. Sipas saj, faji nuk duhet t’i bjerë vetëm grave dhe gjithë përgjegjësia sepse atyre nuk i sigurohen kushtet e nevojshme ekonomike dhe duhet tju jepen më shumë shërbime dhe të kenë lirinë e tyre.

“Nuk më pëlqen qasja në dy ndasi dhe gratë duhet të zgjedhin. Pse nuk analizojmë çfarë mund të bëjmë për gruan, që s’ka shërbime të mjaftueshme speciale dhe ekonomike. Pse vazhdojmë të presim vetëm nga gratë.

A janë burrat përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve? Ata duhet të japin kontributin e tyre edhe pas lindjes së fëmijës, edhe gjatë rritjes së tyre. Nuk kemi pse u heqim copëza lirie grave, por duhet t’u jepen më shumë shërbime”,  tha Lektari e ftuar në “EuroNews Albania”.