Shqipëria do të jetë edhe këtë të enjte nën ndikimin e motit të kthjellët, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës në zonat e ulëta dhe bregdet, ndërsa në zonat malore parashikohen vranësira të lehta.

Pas mesditës pritet që këto vranësira të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulëta të vendit. Gjatë mesnatës do të rikthehet moti i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sot, duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius. Era pritet të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40km/h nga drejtimi VeriPerëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 -3 ballë.

Edhe territori i Kosovës do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm, me kthjellime gjatë paradites dhe vranësira të lehta gjatë pjesës së dytë të ditës.

Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbetet në kushtet e një moti të qëndrueshëm. Vranësira të lehta priten gjatë pasdites, por nuk do të sjellin shi.