I gjithë territori shqiptar do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e shiut këtë të premte.

Që në pjesën e parë të ditës, vranësirat do të shfaqen në të gjithë vendin, teksa edhe gjatë pasdites do të vijojnë të jenë të dukshme e do të gjenerojnë edhe reshje shiu.

Gjatë kësaj të shtune pritet edhe një ulje e ndjeshme e temperaturave, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar dallgëzim 5 ballë.