Edhe përgjatë kësaj të marte, territori shqiptar do të vijojë të jetë në ndikimin e një moti të alternuar me kthjellime e vranësira.

Gjatë pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshne kryesisht në zonat malore të vendit përgjatë shtrirjes lindore

Ndërsa nata do të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje të ndjeshme ditën e sotme, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.