Një intervistë pas shumë kohësh e Gentjan Pjetrit, ose siç e njohim “Doktori” i Fiks Fare, i ka prekur të gjithë. Genti tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërrisnin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.

LEXONI EDHE:  Të gjithë e njohin si “doktori”, Gent Pjetri tregon pse u largua nga Fiks Fare

Pas kësaj interviste ka reaguar Kozeta Kurti, ish-kolegia e “Doktorit”, e cila shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie “Doktorin” e dikurshëm.

“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend….

Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kozeta Kurti (@kurtikozeta)

;