Futja e dy vajzave të reja në emisionin e njohur “Përputhen”, ka sjellë edhe disa debate. Vajzat që u bënë pjesë e programit të dashurisë janë shoqe të ngushta dhe njëra prej tyre u shpreh se nëse shoqja pëlqen njërin nga djemtë, tjera nuk do vazhdojë më me të.

Pikërisht kjo gjë shkaktoi debat dhe mes vajzave që replikuan ishte edhe konkurrentja Orsiola, e cila tha: “Unë kujtdo mund t’ja marr të dashurin nëse nuk e kam shoqe.

Ama shoqen e respektoj, nuk i them mbaje ti pëlqimin. Unë këtu s’kam ardh me shoqe, ti ke ardhur me shoqen tate”, i tha Orsiola Irisit, vajzës së re.

emisioni “Përputhen” këtë sezon ka pasur disa ndryshime, duke filluar nga moderatorja Ori Nebiaj, e cila ka zëvendësuar Bora Zemanin.