Manchester United-Villarreal do të jetë finalja e Europa League, që do të zhvillohet më 26 maj në Gdansk.

Djajtë e Kuq kanë eliminuar Roma-n në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 8-5. Skuadra e Solskjaer ka fituar 6-2 në Old Trafford dhe është mundur 3-2 me përmbysje mbrëmjen e sotme në Olimpico.

Ndërsa është mbyllur në barazim pa gola gjysmëfinalja e kthimit e luajtur në Emirates Stadium mes Arsenal dhe Villarreal.

Spanjollët e drejtuar nga Unai Emery, ish-trajneri i Topçinjve, e ka siguruar finalen falë fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e parë.

Për herë të parë në historinë e klubit, Villarreal kualifikohet në një finale të madhe europiane.