Çmimi i kartonit nuk të bën lojtar dhe kjo është konfirmuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Transferimi i Donny van de Beek nga Ajax te Manchester United duhet t’u jepte më shumë alternativa në mesfushë Djajve të Kuq, por holandezi është kthyer në një çështje të vertetë. Deri në atë pikë sa edhe skuadra e femrave e tall.

Këtë e ka konfirmuar për ESPN futbollistja holandeze Jackie Groenen, e cila luan në të njëjtin rol që luan ish-ylli i Ajax.

Manchester United i femrave, në fakt, ka bërë debutimin në Old Trafford muajin e kaluar, në një ndeshje që ka shkruar historinë e futbollit rozë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fakti që ka shkelur fushën e Teatrit të Ëndrrave i ka dhënë mundësi numrit 14 të skuadrës së femrave që të bëjë një batutë për Van de Beek.

“Pak ditë më parë i kam thënë me shaka se kam luajtur më shumë se ai në Old Trafford”.

Van de Beek është lojtari që është aktivizuar më pak në mesfushën e United, pavarësisht se kartoni i tij ka kushtuar 40 milionë euro verën e kaluar.

Është folur edhe për mundësinë e një largimi të tij, me Roma-n që ka qenë një nga skuadrat më të interesuara, por futbollistja holandeze ka shpjeguar se

“Flas pothuajse çdo ditë, më duket se po argëtohet, kështu që gjithçka shkon mirë”.