Në Filipine, vaksina anti-Covid do të jetë e detyrueshme. Madje presidenti i këtij vendi, Rodrigo Duterte, nga kryeyqteti Manila ka kërcënuar të gjithë personat që refuzojnë të vaksinohen se do të përfundojnë pas hekurave.
“Zgjidhni vetë ju të ardhmen tuaj. Ose vaksinohuni, ose përfundoi në burg”, ka thënë presidenti Duterte në një deklaratë televizive për mediat e vendit të tij, duke komentuar numrin e ulët të personave të vaksinuar deri më tani në Filipine.