Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, e cila ishte dhe konkurrente e Big Brother VIP, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.
Me anë të një postimi në Insta Story, Beatrix Ramosaj uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.
Deri më tani, DJ Dagz dhe Einxhel Shkira i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur ditën e sotme!