Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë në grand slam të US Open.

Numri 1 në botë për meshkuj, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-0 (6-4, 6-2, 6-2) ndaj kinezit Y.Wu. Në raundin e katërt shkon edhe italiani Matteo Berrettini, që mposhti 3-1 britanikun  Andy Murray. Ndërsa norvegjezi Casper Ruud (numri 5 në botë), eliminoi amerikanin T.Paul, duke fituar 3-2.

Nuk zhgënjen australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 amerikanin J.Wolf, ndërsa rusi Karen Khachanov mposhti po 3-0 britanikun J.Draper. Fitojnë e avancojnë më tej edhe spanjollët Carreno Busta e Davidovich Fokina si dhe francezi C.Moutet.

Te femrat, Coco Gauff fitoi 2-0 (6-2, 6-3) derbin amerikan me Madison Keys, ndërsa tenistja tuniziane Ons Jabeur, numri 5 në botë, eliminoi amerikanen tjetër S.Rogers, duke fitiuar 2-1. Në raundin e katërt avancojnë francezja Caroline Garcia si dhe ruset Vera Kudermetova e Liudmilla Samsonova.