Surpriza të shumta sot në ndeshjet e raundit të parë në grand slam të US Open pë femra në tenis. Kampionia në fuqi, tenistja britanike Emma Raducanu, u eliminua që në sfidën e parë. ajo u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga francezja Alize Cornet.

Lamtumirë i tha këtij turneu edhe 42-vjeçarja Venus Williams, që u mund 2-0 nga belgia Van Uytvanck. Surprizë edhe eliminimi i japonezes Naomi Osaka, që u mund po 2-0 nga amerikania Danielle Collins. Osaka dhe Venus janë dy ish-numrat 1 në botë.

Në raundin e dytë avancon polakja Iga Swiatek, numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) italianin J.Paolini. Më tej avancojnë amerikanet S.Sephens. J.Pegula, çekja Karolina Pliskova, zvicerania Belinda Bencic, bjellorusja Aryna Sabalenka e spanjollja Paola Badosa.

Te meshkujt, tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi 3-1 ndaj neo-zelandezit R.Hijikata (4-6, 6-2, 6-3, 6-3). Një ndeshje që nisi keq për Nadal, që humbi setin e parë, por më pas rikuperoi dhe tregoi nivelin e tij.

Në raundin e dytë avancon një tjetër spanjoll, Carlos Alcaraz, që mundi 3-0 argjentinasin S.Baez. Nuk zhgënjen as italiani Jannick Sinner, që mundi 3-2 gjermanin D.Altmeier, ndërkohë që po 3-2 fitoi edhe rusi Andrey Rublev ndaj serbit L.Djere.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe argjentinasi Diego Schawrtzman, kroati Marin Cilic, amerikani John Isner, kanadezi Denis Shapovalov, britaniku Cameron Norrie, bullgari Grigor Dimitrov e francezi Richard Gasquet.