Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në grand slam e US Open.
Tenisi spanjoll Rafael Nadal fitoi 3-0 (6-0, 6-1, 7-5) ndaj francezit Richard Gasquet, duke avancuar më tej, në një takim që e dominoi gjatë gjithë kohës. Në raundin e katërt shkon edhe italiani Jannik Sinner, që mundi 3-1 amerikanin B.Nakashima. Nuk zhgënjen as britaniku Cameron Norrie, që mundi norvegjezin H.Rune.
Një tjetër spanjoll që avancon është Carlos Alcaraz, numri 4 në botë, që mposhti me lehtësi 3-0 amerikanin J.Brooksby. Ndërsa rusi Andrey Ruvblev, numri 10 në botë, eliminoi kanadezin D.Shapovalov. Një biletë për në raundin e katërt siguron edhe kroati Marin Cilic si dhe amerikanin Francis Tiafoe.
Te femrat, numri 1 në botë Iga Swiatek mposhti 2-0 (6-3, 6-4) amerikanen L.Davis, ndërsa cekja Karolina Pliskova eliminoi zviceranen Belinda Bencic, në një ndeshje me rivalitet. Në raundin e katërt shkon edhe bjellorusja Victoria Azarenka, që eliminoi kroaten Petra Martic.
Në takimet e tjera të raundit të tretë për femra, spikatin fitoret e amerikaneve Jessica Pegula e Danielle Collins. Një tjetër bjelloruse që avancon është Aryna Sabelenka si dhe tenistja gjermane Jule Niemier.