Armina dhe Shkëlzeni po kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në martesë. Dasma me mbi 300 të ftuar ka mbledhur personazhe të njohur të ekranit e politikës e shoubizit.

Ndërkohë një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është dhe ushqimi, pasi dihet që ne shqiptarët kur shkojmë në dasëm, po nuk hëngrëm mirë, nuk jemi të kënaqur.

Në disa foto të publikuara nga brenda dasmës shihen pjatat e servirura, të cilat kanë një veçanti. Duke qenë se dasma po kremtohet në një agroturizëm i është vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.

Lugët janë prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Siç shihet edhe nga fotot ushqimi duket të jetë ndryshe nga dasmat e tjera, ç’ka e ka bërë të veçantë përzgjedhjen e Arminës mbi pjatat që do u serviren dasmorëve.

Ndonëse u tha se Armina kishte vendosur rregull të mos shpërndaheshin foto e video nga dasma, ka qenë vetë ajo që ka publikuar nga dita e saj e madhe.

Në një prej videove Armina dhe Shkëlzeni shfaqen duke kërcyer një vals dhe duken tejet romantikë nën tingujt e muzikës dhe të ftuarit që i shikojnë.