Ora e Adolf Hitlerit, diktatorit të Gjermanisë prej vitit 1933 deri në vdekjen e tij në vitin 1945 do të dalë në ankand me një shifër të çmendur. Për rreth 80 vite me radhë, kjo orë ka qenë e fshehur nga familjarët e një ushtari francez, që e kishte vjedhur atë gjatë kontrollit të Berghof, shtëpia e pushimit e Adolf Hitlerit.

Ora pritet të shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një shifër të padëgjuar më parë. Ajo është prodhuar nga një firmë zviceriane, mjaft e njohur në botë dhe është modifikuar me personalizime të Andreas Huber, i cili njihet si prodhuesi zyrtar i orëve të Bavarisë.

Në fakt, kjo orë është është mjaft e veçantë, pasi ka një mekanizëm interesant rrotullues të fushës, teksa mban edhe inicialet e Hitlerit, si edhe tre data të rëndësishme për vetë diktatorin. Ditëlindjen e tij, ditën kur u shpall kancelar dhe ditën kur fitoi zgjedhjet partia e tij.

Prej vitit 1945, ora i përket familjes Mignot, pasardhësit të ushtarit francez, ndërsa së shpejti do të dalë edhe në ankand. Ky ankand do të mbahet në Mariland të Shteteve të Bashkuara dhe pritet që nga shitja e kësaj ore të arkëtohen diku te katër milionë dollarë.

Organizatorët e ankandit thonë se qëllimi nuk është të celebrohet lideri nazist, por të sillet në pah një objekt i një historie jo shumë të lumtur për njerëzimin.