Myrto Uzuni është kthyer sërish në protagonist për Granada-n dhe duket se sivjet do te arrije nje numer rekord golash nga starti i ketij kampionati pasi sonte ka ardhur goli i shtate ne Segunda Division, kategoria e dyte spanjolle ne 9 ndeshje!

VIDEO E GOLIT

Mesatare thuajse nje gol per ndeshje, teksa ndaj Gijon sonte sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit i ka dhuruar një super asist Puertas në minutën e 6’, me këtë të fundit që e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

VIDEO E ASISTIT

Granada është duke u përballur me Gijon në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, me ekipin e shqiptarit që është në avantazh 2-0. Uzuni kishte shenuar edhe ndaj Izraelit nje eurogol ne Izrael ne nje ndeshje qe megjithate kuqezinjte humben ne fund.

Edhe pse skuadra e Granada-s ra ne kategorine e dyte, shqiptari nuk preferoi te levizte dhe qendroi aty. Sezonin e shkuar e mbylli kampionatin ne La Liga me vetem 1 gol ndersa sot eshte 7 deri tani! Rekordi i tij jashte Shqiperise eshte ne Hungari me Ferencvaros ku shenoi 12 gola ne kampionat por duket se sivjet do ta thyeje ate nese vazhdon me keto ritme…