Shqipëria i dhuroi mbrëmë Izraelit fitoren 2-1 dhe vendin e parë në grup, që do të thotë se sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do luajnë në Ligën A.

Myrto Uzuni u fut në minutat e findit dhe shënoi një gol spektakolar por nuk arriti të siguronte pikë për Shqipërinë pas gabimit qesharak të mbrojtësve tanë.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Supersport, Uzuni e cilësoi golin e tij si një nga më të bukurit në karrierë ndërsa kritikoi shokët e skuadrës për gabimet foshnjarake.

“Normal nuk ndjehem mirë se kam qenë i dëmtuar se atje kam luajtur me injeksione, këtu e ndjej për kombin. Luajta me gjilpërë sot për të dhënë më të mirën, ky është futbolli. Ndëshkohemi në fund, normalisht nuk jemi të lumtur.

Besoj se është një nga golat më të bukur në karrierë, ndjehem i mërzitur. Të analizojmë gabime e të mos bëjmë të tjera se janë foshnjarake.

Mendoj se nuk duhet të punojmë për formacionin, por të punojmë për ekipin. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kush e meriton të luajë”, u shpreh Uzuni.