Supergoli i Myrto Uzunit mbrëmë ndaj Izraelit vlen thjesht sa për statistikë dhe arritje personale të lojtari, pasi gabimi i bërë në mbrojtje që solli goline  fitores të Izraelit, e bën atë një gol të parëndësishëm për rezultatin.

Edhe pse në gjendje fizike jo të mirë, Uzuni u fut në minutat e fundit dhe bëri vërtet paraqitje shumë të mira për aq pak sa luajti.

Komentet pozitive nuk kanë munguar dhe së fundmi është e dashura e tij, Uarda Hyseni që i dedikon disa rreshta emocionues. Ajo thekson se Myrto është më i miri i kuqezinjve dhe i tillë do të jetë gjithmonë.

Gjithashtu i premton besnikëri gjithë jetën dhe do ketë në cdo hap pranë, kurse në fund e mbyll duke i treguar dashurinë e saj.

“Pavarësisht një përfundimi të kotë, ti e di që je më i miri dhe do të jesh gjithmonë. Jam krenare pafund për ty dhe do të më kesh në krah në çdo hap të jetës tënde. Të dua drita ime”, shkruan bukuroshja e dashura e Uzunit.

Uzuni dhe Uarda kanë më shumë se një vit janë bashkë dhe ajo e shoqëron atë në cdo ndeshje si kur luan Kombëtarja ashtu edhe në kampionat në Spanjë.