Modelja e njohur dhe vajza e ish-deputetes së PD-së Albina Deda, Ada Deda, nuk e ka bërë kurrë publike lidhjen e saj, edhe pse është shprehur se është shumë e dashuruar.

Megjithatë, disa javë më parë disa postime të saj në Instagram, u ngritën disa dyshime se modelja i kishte dhënë fund lidhjes së saj me partnerin e saj.

Sot nuk ka më dyshime, pasi Ada Deda ka konfirmuar se është single. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë vajza e ish-deputetes, me anë të një postimi ne rrjetet sociale.

Ada shkroi: “Do e kisha bërë me foton e të dashurit, po ja që s’kemi. Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemre”, shkruante me herët në një postim modelja shqiptare, e cila ndiqet nga me shume se 200 mije fansa ne Instagram.