Aktorja e njohur shqiptare Rudina Dembacaj është gjithmonë në shënjestrën e mediave online. Çdo gjë që ajo thotë, pa dyshim do prodhojë lajm dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
Rudina është shumë aktive në rrjete sociale, jo vetëm duke postuar, por edhe duke iu kthyer përgjigje ndjekësve të saj, tëcilët janë kureshtarë për jetën e saj private.
Prej disa kohësh ajo është e martuar me ish-deputetin Mark Frroku, teksa të dy kanë qenë të martuar më parë dhe kanë edhe fëmijë.
Nga postimet në rrjete sociale, duket se Rudina ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut.
E megjithatë, duket se një ndjekës ka vënë re se aktorja nuk poston foto me vajzën e vogël të ish-deputetit.
Ajo e ka pyetur se cila është arsyeja që nuk sheh foto të tilla, ndërsa Rudina ia ka kaluar këtë pyetje vajzës së vogël, e cila vendosi t’i përgjigjej me shaka se Rudina është një njerkë që e trajton keq.
Aktorja e ka shpërndarë këtë përgjigje të Ertës së vogël, duke e shoqëruar me të qeshura, që tregon se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë.