Katerina Tikhonova Putina, vajza e vogël e Putin, do një Zelensky. Jo Volodymyr, si presidenti ukrainas, por Igor: bëhet fjalë për një balerin rus, ish-drejtor i Balettit të Shtetit të Mynihut.

Këtë e ka zbuluar faqja ruse e  informacionit të pavarur Vashnie Istorii, në bashkëpunim me të përjavshmen gjermane Der Spiegel.

Katerina, e datëlindjes1986-ë, është vajza që lideri rus ka patur me ish-gruan Ljudmila Putina. Të dy, që kanë qenë të martuar nga 1983-shi në 2014-ën kanë edhe një vazjë tjetër, Marian.

Jeta private e vajzës së Putin – Katerina, matematiciene dhe balerinë akrobatike, në 2013-ën është martuar me Kiril Shamalov, djali i një oligarku shumë afër Kremlinit.

Pesë vite më pas dhe një vajze bashkë, ata janë ndarë. Sipas Vashnie Istorii, mes 2017-ës dhe 2019-ës, vajza e Putin ka shkuar shumë herë në Mynih.

Në fundin e 2019-ës, Katerina është lodhur nga fluturimet e vazhdueshme në Mynih dhe ka vendosur të zhvendoset në Gjermani.

Dhëndri i Putin ka dhënë dorëheqjen – Igor Zelensky, 52 vjeç, ka qenë drejtori deri 4 prillin e kaluar i Bayerisches Staatsballett, nga ku ka dhënë dorëheqjen, zyrtarisht për arsye familjare, praktikisht për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës.