Michael Owen ka ndarë një mesazh të ëmbël për vajzën e tij Gemma, pasi ajo përfundoi në vendin e dytë gjatë finales së “Love Island”. Duke postuar në Instagram, futbollisti ndau një foto të ëmbël me vajzën e tij, duke shkruar se ajo duhet të “kthehet në shtëpi pasi e kanë marrë malli”.

Gemma nuk arriti të kurorëzohej kampione e Love Island gjatë finales live, duke përfunduar nënkampione me të dashurin Luca Bish, pasi Ekin Su Cülcüloğlu dhe Davide Sanclimenti u votuan fituesit e emisionit.

Duke ndarë një foto me Gemma nga një darkë e fundit familjare, Michael shkroi: “Çfarë vajzë e veçantë. Shumë krenare për ty Gemma Owen. Tani kthehu në shtëpi pasi të gjithëve na ke munguar!”

Michael e ka mbështetur hapur vajzën e tij gjatë qëndrimit të saj në Love Island, por vendosi të mos bashkohej me gruan e tij Louise në vilën e “Love Island” në fillim të kësaj jave.

Duke folur në “Sky Sports”, Michael shpjegoi: “Gruaja ime do ta bëjë atë detyrë. Unë do të përfaqësoj sportin dhe ajo do të përfaqësojë vajzën ne emision”, tha Owen asokohe.