Është e vërtetë që shtimi në peshë kontribuon edhe në celulit. Por mund edhe mos të jeni mbipeshë dhe të keni sërish celulit dhe për këtë arsye duhet të keni parasysh se një nga shkaktarët kryesorë të celulitit është edhe ushqimi.

Jo të gjitha ushqimet shkaktojnë celulit, por duhet të edukoni veten tuaj se çfarë përmban ushqimi që ju konsumoni dhe të merrni disa vendime që do t’ju ndihmojnë në shmangien e celulitit, që gjatë verës bie më shumë në sy.

Tre llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit janë:

Karbohidratet e përpunuara – shkaktojnë jo vetëm inflamacion (që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje e toksina), por edhe celulit. Reduktoni ëmbëlsirat, pijet me gaz, karamelet, bukën dhe makaronat.

Ushqimet e Gatshme – si patetinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produket e përpunuara të mishit e të tjerë nxisin jo vetëm inflamacion, por shkaktojnë edhe celulit.

Kripa – detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore, duke prishur paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të. “Gjella me krip e kripa me karar” – thotë një shprehje popullore.