Nuk thonë kot që ardhja e një fëmije në jetë, ndryshon komplet qënien tënde. E kështu duket se ka ndodhur edhe për prezantuesin e njohur shqiptar, Turjan Hysko e partneren e tij Orinda Huta. Dyshja e njohur shqiptare janë bërë prindër të një vajze bukuroshe, Atarës, e cila ka më shumë se një vit që ka ardhur në jetë.

Orinda dhe Turi janë shumë të lumtur për vogëlushen e tyre, teksa duket se shijojnë çdo moment me të. Këtë na e tregojnë edhe përmes videove dhe fotove që publikojnë në rrjete sociale, ku ndajnë me të gjithë ndjekësit e tyre thuajse çdo ditë momente të ndryshme të ditës që kalojnë me Atarën. E kështu ka ndodhur në fakt edhe së fundmi.

Turi ka publikuar pak minuta më parë një video në Instagramin e tij me të bijën. Moderatori është një baba ‘i përkëdhelur’, teksa gjatë kohës që sheh televizor, e bija e fërkon te koka dhe e ngacmon. Ky lloj ‘ngacmimi’ duket se i pëlqen shumë Turit, i cili shihet duke qeshur dhe i dhuron edhe puthje së bijës. Mesa duket, roli i mami Orindës ishte kësaj radhe të filmonte at e bijë, të cilët duket që e duan shumë njëri-tjetrin.

‘Dashuria e jetës sime’ – shkruan Turi krahas videos së publikuar në Instagram, teksa e ka shoqëruar videon edhe me këngën e Ellie Goulding ‘Sa gjatë do të të dua unë ty’…. Eh mor babi Turi, shumë gjatë do ta duash vogëlushen tënde Atarën, shumë shumë gjatë. Nuk mbaron kurrë dashuria për fëmijën!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)