Gazetari i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku foli rreth temës së tradhëtisë. Ai u shpreh se në Shqipëri, ky fenomen vjen pasi vajzat martohen që në moshë të vogël, pa hequr ende virgj.ërinë dhe për pasojë nuk eksperimentojnë seksualisht.

“Në Shqipëri ka një problem shumë të madh që njerëzit martohen herët, të mos flasim për Tiranën, të shkojmë jashtë Tiranës, se shumica e atyre që na ndjekin janë jashtë Tiranës, nëpër fshatra apo kudo tjetër. Martohen shumë herët.

Unë di vajza që nëpër fshatra martohen ende pa hequr virgjërinë e tyre. Nuk kanë eksperimentuar fare me trupin e tyre seksualisht”- tha gazetari Sharka, i cili mbështeti tezën e tij duke thënë se kjo vjen pasi provojnë vetëm një partner në jetë.

Më tej, në diskutim e sipër, Ronaldo u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që vajza të tradhëtojë burrin dhe të provojë partnerë të tjerë, ndërsa nënvizoi se nuk beson te dashuria.

“Unë nuk besoj fare te dashuria personalisht. Unë besoj te marrëdhëniet që thjesht bie rehat”- tha Ronaldo Sharka në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.