Erjoni, një baba shqiptar, shpreh mbështetjen e tij të plotë për përdorimin e celularit nga fëmijët. Ai thotë se është një mjet i nevojshëm sigurie dhe sot prindërit mund ta kontrollojnë pajisjen që përdor fëmija nëpërmjet aplikacioneve.

Të njëjtën praktikë, Erjoni e ka zbatuar me vajzën e tij dhe thotë në “Aldo Morning Show” se do të vazhdojë ta bëjë edhe më vonë. Ai e kupton privatësinë e fëmijës dhe nuk e mohon se është e rëndësishme, por ajo fiton vlerë kur arrin një moshë madhore.

“Unë jam një prind, kam një vajzë, në klasë të tretë e kam dhe me thënë të drejtën jam shumë dakord për përdorimin e celularit sepse celularët tani kanë kontrollin prindëror që mund t’i kontrollosh, mund t’i bllokosh shumë gjëra që mos ta përdorin për lojëra, mund ta lësh vetëm për telefonatën dhe WhatsApp.

Unë për shembull, vajzës time dhe komplet familjes kemi instaluar një aplikacion dhe shohim vendndodhjen e njëri-tjetrit se ku jemi sepse fundja, fundit, rrugëve jemi, bëj një punë që lëviz shumë dhe nuk i dihet asnjëherë. Edhe për fëmijën, kur të vijë koha, unë kam menduar për shembull veten time si prind, në moshën kur të shkojë në klasë të pestë, ka aplikacion tjetër që mund të “përgjojë” telefonin e vajzës.

Historia ka treguar gjithmonë që prindi e merr vesh lajmin i fundit, të gjithë mund ta dinë, vetëm prindi nuk e di atë gjë.am pro sepse shumë po bëjnë debate për privatësinë e fëmijëve. Privatësia, privatësia. Privatësia të kalojë kur fëmija bëhet një moshë maxhorene, që është koshient për veprimet që bën, por deri në atë moshë, unë si prind, jo vetëm do ia kontrolloj dhe do ia lejoj, por edhe kontrolli i mëtejshëm. Mendja shkon gjithnjë për keq. Gjërat e mira le të vijnë gjithmonë, por ruajmë të keqen”, u shpreh Erjoni.