Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kthyer nga takimi në Turqi me Erdogan, ka publikuar një mesazh në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket vaksinës anti-Covid teksa në vendin tonë ka pasur ulje të dukshme të rasteve.

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”.  Ashtu si edhe është lajmëruar, vaksinimi do të bëhet në ambjentet e “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Impianti është përgatitur këto ditë për të pritur popullatën që do të nisë sigurisht vaksinimin sipas moshës siç edhe ka qenë kriteri dhe përzgjedhja në Europë.