EMA, Agjencia Europiane e Barnave, ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca është e sigurt dhe se përdorimi i saj te qytetarët duhet të rinisë sa më shpejt. Kjo deklaratë erdhi pas pezullimit të kësaj vaksine nga disa shtete të Europës, pasi vunë re disa efekte anësore (trompoza në gjak).

Gjithsesi, EMA deklaroi se nuk ka asnjë lidhje që konfirmon këtë gjë. “Vaksina e AstraZeneca është e sigurt dhe përfitimet që vijnë nga përdorimi i saj është më i madh se sa risqet. Në total janë raportuar vetëm 25 raste me trompozë në 20 milionë doza të aplikuara deri më sot”, tha EMA.

Nga sot, pritet që në shtetet kryesore të Europës të vijojë vaksinimi me AstraZeneca. Kryeministri britanik Boris Johnson, deklaroi se sot do të marrë dozën e parë të AstraZeneca: “Vaksina e Oksfordit është e sigurt. Kjo vaksinë është 60% efikase pas dozës së parë dhe rrethj 85% pas dozës së dytë”, tha Johnson.