Laboratori gjerman i CureVac ka bërë me dije se vaksina anti-Covid prodhuar prej saj është vetëm 47% efikase. Ky rezultat ka ardhur pas analizave dhe një studimi afatgjatë që është kryer kohët e fundit.

Ky rezultat, natyrisht që nuk ka kënaqur prodhuesit e kësaj vaksine. “Vaksina e prodhuar sipas metodës mRNA ka arritur një efikasitet prej 47%, duke mos përmbushur kriteret e një suksesi të pritshëm nga ne”, tha laboratori gjerman.

Të dhënat kanë ardhur pas një studimi të fazës së dytë dhe të tretë, ku në të kanë marrë pjesë 40 mijë persona. Sipas CureVac, do të vijojë puna me të tjera teste për të përmirësuar produktin e saj.