Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama këtë të hënë kanë shkuan në ambientet e stadiumit kombëtar, i cili është cilësuar dhe si ambienti që do të bëhet vaksinimi i qytetarëve. Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se tashmë i kanë gati të gjithë kapacitete e ambienteve dhe po trajnohet pjesa e stafit mjekësor që do të merret me procesin e vaksinimit.

Ndërkohë kryeministri është shprehur se pas sigurimit të dozave të para të vaksinës anti Covid janë në bisedime dhe për më tepër dhe se në varësi të situatës do të japin dhe ndihmën e tyre për spitalin Covid në Prishtinë.
“Fillojmë në javën e tretë të janarit le të shpresojmë më shpejt pasinë varësi të bisedimeve jemi një shpresë për më shpejt jemi në një fazë pozitive përsa i përket perspektivës së kësaj nisme kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi siguruar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë.
Nuk do të presim dhe do të mbështesim spitalin Covid të Prishtinës dhe do të jemi pranë tyre pa hezitim. Për këtë punë janë bërë gjithë ato përpjekje dhe nuk jemi një hap pas por jemi gjithmonë një hap përpara”, ka thënë Rama.