Vendet e Bashkimit Europian nuk do të ndalojnë qarkullimin e personave që nuk dëshirojnë të vaksinohen ndaj pandemisë Covid-19. “Në lidhje me çertifikatën e vaksinimit ne dëshirojmë të kemi një përqasje europiane. Pra, një njohje të çerfitikatës mes vendeve anëtare”, tha Didier Reynders, komisioneri europian për drejtësinë.

Është e rëndësishme të punojmë së bashku për të patur të njëjtin tip të dokumentit digjital për përdorim mjekësor. Muajt në vijim do të shohim nëse ai document mund të përdoret në disa vende të BE-së, psh për udhëtimet. Gjithsesi, mungesa e atij dokumenti nuk do të ndalojë udhëtimin e personave që nuk janë të vaksinuar”, tha Reynders.