Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka kërkuar vendeve që përparësi në vaksinimin e popullsisë të kenë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Lajmin e konfirmoi kanadezi Dick Pound, një prej anëtarëve të bordit drejtues të IOC, që tha se sportistët duhet të kenë përparësi në procesin e vaksinimit, në të gjithë botën.

Tashmë që kemi një vaksinë anti-Covi të miratuar dhe që po aplikohet në shumë shtete të botës, duhet kuptuar se në listën e grupeve me përparësi të jenë edhe sportistët. Sidomos ata që do të shkojnë në Olimpiadë. Ne kemi një event të rëndësishëm përpara, si Olimpiada dhe duhet të bëjmë gjithçka që ai të zhvillohet normalisht”, tha Dick Pound.

Lojërat Olimpike ishin parashikuar të zhvilloheshin verën e kaluar, por u shtynë për verën 2021, si pasojë e pandemisë Covid-19.