Kjo e premte do të shënojë temperaturat më të larta të javës. Moti do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe me vranësira të pakta në relievet malore.

Në mëngjes temperaturat do të luhaten nga 17 në 24 gradë, ndërsa në mesditë do të jenë nga 35 gradë në veri deri në 36-40 gradë.

Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 7 m/s dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Temperaturat kanë qenë shumë të larta përgjatë gjithë javës. Pritet që në fundjavë i nxehti të arrijë pikun e tij.