Spektakli i njohur i kërcimit, ‘Dancing With The Stars’ nisi mbrëmjen e kaluar në televizionin “Top Channel”, nën drejtimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit.

14 konkurentë do të garojnë për çmimin e madh, teksa pjesë e spektaklit janë personazhe të njohur nga bota e showbiz-it shqiptar.

Një prej tyre është edhe gazetarja Elona Duro, e cila me kërcimin e saj të parë tërhoqi vëmendjen e jurisë, e specifikisht të njërit prej tyre.

Valbona Selimllari, e cila është pjesë e kësaj jurie mendonte se gazetarja nuk do të jepte mjaftueshëm në kërcim dhe për këtë gjë i ka kërkuar ndjesë.

“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, tha Valbona Selimllari në “Dancing With The Stars”.