Gara e fundit në pistën e Spielberg ka qenë më e mira e këtij sezoni për pilotin veteran italian Valentino Rossi, që u klasifikua i teti me Yamaha Petronas. Gjithsesi, 9 herë kampioni i botës, që në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga sporti, ka një peng të fundit.

Rossi synon të arrijë podiumin nr.200 në garat e MotoGP. “Podioumi i 200-të? mendoj se e meritoj. Të bëjmë një peticion (qesh) që ndoshta të ma dhurojnë deri në fund të sezonit. Me gjithë ato podium që kam humbur në karrierën time një të ma dhurojnë”, tha Rossi.