Vani Gjuzi, këngëtari i njohur shqiptar i muzikës së lehtë shqiptare është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij, Ëngjëll Lengo, e cila është edhe një ish-konkurente e programit “Love Story” ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ëngjëlli, e cila ka shpëndarë në Instastory një foto ku shihet e vogla, kur sapo ka lindur, teksa fytyra e saj është mbuluar me një emoji nga ana e Ëngjëllit.

Ajo ka zbuluar se vajza do të quhet Viktoria, një emër mjaft i përdorur për vajza dhe shumë i bukur.

Ëngjëll Lengo dhe Vani Gjuzi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre prej disa muajsh, teksa tashmë ata bëhen një familje e vërtetë së bashku me Viktorian e vogël, së cilës i urojmë jetë të gjatë.