Premier League ka vendosur: duke filluar nga sezoni i ardhshëmdo të ndryshojnë rregullat e VAR.

Do të përdoren disa vija më të trasha, që do të anulojnë pozicionin jashtë loje për pak centimetra.

Vendimi është marrë pas një sezoni të mbushur me polemika për shkak të golave të shumtë të anuluar nga vendime të ngjashme.

Golat e anuluar për punë centimetrash dhe penalltitë e dyshimta i kanë ditët e numëruara në Premier League.

Ka qenë shefi i arbitrave të Premier League, Mike Riley, që ka lajmëruar ndryshimet e VAR për sezonin e ardhshëm.

Një tjetër ndryshim i madh ka të bëjë me penalltitë. Sezonin e kaluar janë dhënë 125, një numër i lartë për kampionatin anglez. Qëllimi është të ndëshkohen faullet e qarta dhe jo ato që janë të dyshimta.