Përhapja në masë e varianteve të reja të koronavirus në Amerikë (varianti anglez, brazilian dhe ai afrikano-jugor) ka ngritur sërish alarmin në vendin më të prekur nga pandemia Covid-19.

Vatëm javën e fundit janë regjistruar rreth 70 mijë raste të reja me koronavirus në ditë në Amerikë. Rochelle Walensky, përgjegjësja e qendrës amerikane të kontrollit të pandemisë, u shpreh për BBC se nëse situata vijon e tillë, atëherë Amerika rrezikon të përballet me një valë të katërt të panndemisë.

Përveç rasteve të reja, në Amerikë janë regjistruar edhe rreth 2000 vdekje në ditë si pasojë e Covid-19. Variantet e reja të koronavirus, më infektuese se ai origjinal, duket se ende nuk janë vënë nën kontroll, pavarësisht se në Amerikë vaksinimi i popullsisë ka 2 muaj që ka nisur.