Varianti i ri i Covid-19, i njohur me emrin Delta Plus, po përhapet gjithnjë e më shumë në Indi, madje me ritme të shpejta. Sipas Ministrit Indian të Shëndetësisë, ky variant i ri deri më tani është konfirmuar në 3 shtete të Indisë dhe 22 persona janë infektuar, por jo në gjendje të rëndë.

Delta Plus, varianti i ri i koronavirus, që njihet edhe me emrin AY.1, është konfirmuar gjithashtu në 9 vende të ndryshme të botës, përfshi Amerikën dhe Britaninë e Madhe. Ky variant i ri përhapet me shpejt se ai Delta dhe ngjitet me më lehtësi në qelizat e mushkërisë.