Raporti i këngëtares së njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, dhe bateristit Patris Berisha, ka qenë gjithmonë në fokus të medias. Çifti ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar, me ndarje e ribashkime, që duket se vazhdojnë edhe pse janë bërë prindër të dy fëmijëve.

Një postim i bërë nga Tuna në rrjete sociale na ka tërhequr vëmendje sërish. Ajo ka publikuar në “Instagram” një thënie ku shkruhet: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa iu thënë ligji që duhet t’i mbështesin”.

Kjo duket si një “kunj” për Patrisin, me të cilin ka pasur disa herë përplasje rreth kësaj çështje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë një postim i rastësishëm, gjë që ka më pak gjasa të jetë e vërtetë.

Duket se konflikti i ri i Tunës me Patrisin është pikërisht angazhimi i tyre për fëmijët. Artistja nga Maqedonia e Veriut ka ankesa në përmbushjen e detyrimeve të Patrisit për dy djemtë e tyre.  Gjithsesi, ajo është mjaftuar vetëm në këtë status, duke zgjedhur mos të zbulojë më shumë.