Arta Nitaj dhe Ermal Mamaqi kanë qenë në qendër të mediave rozë gjatë kësaj jave, pas komentit të hidhur që aktori i bëri Nitajt një javë më parë.

Të dy personazhet janë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, ku Ermali është anëtar i jurisë, ndërsa Arta është konkurrente.

Pas performancës së saj në javën e parë, Ermali bëri një pyetje thumbuese në thelb, duke risjellë në vëmendje edhe njëherë skandalin e disa javëve më parë “Dubai Porta Potty”.

Ermali e pyeti se si ta bënte trupin si Arta, teksa përgjigjja i erdhi nga moderatorja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i tha se duhet të shkonte në Brazil.

“Brazil apo Dubai?”- ishte pyetja thumbuese e Ermalit, që bëri të qajë modelen shqiptare nga Kosova pas kamerave.

Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar Ermali dhe Arta i janë rikthyer sërish diskutimit. Modelja u shpreh se nuk është prekur aspak, ndërsa ‘uli’ Ermalin në nivelin e ndjekësve të rrjeteve sociale.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- tha Arta.