Ish-bashkëshortja e Johnny Deep duket se nuk është në një gjendje të mirë financiare. Amber Heard humbi gjyqin e hapur ndaj ish-partnerin të saj, që u fitua nga Johnny Deep.

Së fundmi aktorja ka treguar se nuk ka para për të paguar gjobën e vendosur nga juria për yllin e ‘Piratëve të Karaibeve’. Sipas gjykatës, ajo duhet t’i paguante rreth 10 milionë dollar dëmshpërblim aktorit, ndërsa ky i fundit duhet t’i paguante 2 milionë dollarë.

Pas vendimit të gjykatës, ekipi i saj ligjor deklaruan se ajo nuk ka mjaftueshëm para për të shlyer borxhin.

Duke qenë se ajo nuk ka gjetur të tjera opsione për të paguar shumën e caktuar, Amber ka vendosur të apelojë vendimin për të zvogëluar vlerën e gjobës.

Ka qenë vetë zëdhënësi i artistes ai i cili ka deklaruar diçka të tillë. “Ne besojmë se gjykata bëri gabim që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin” – tha ai.

Amber Heard ka paraqitur një dokument mbi falimentimin e saj dhe më 21 korrik paraqiti apelimin në shtetin e Virxhinias. 35-vjeçarja kërkoi anulimin e vendimit për shkak se nuk ka para për të paguar borxhin e saj.