José Juan Figueiras është bërë i famshëm në moshën 41-vjeçare. Pasi luajti në fusha të të gjitha ngjyrave, portieri i Alcoyano kaloi natën e tij të madhe në Kupën e Mbretit, pikërisht mbrëmë, jo më pak se kundër Real Madridit. Heroi i Vigo, që bëri deri në dhjetë pritje, disa spektakolare, si ato përballë Lucas Vázquez dhe Asensio, meriton fjalët më të mira nga “Marca”.

Ai kurrë nuk mund ta imagjinonte që një 20 janar 2021 do të bëhej temë e ditës në mediat iberike. Rrjetet sociale u përmbytën me “meme”, ku ai shihej si hero i Alcoyano. “Më dërguan shumë urime, sapo mbaroi ndeshja. Nga Rubiales te Mortadelo”, – rrëfeu ai në “Radio MARCA”.

José Juan ka luajtur vetëm një ndeshje në karrierë, në Kategorinë e Parë. Konkretisht, më 11 maj 2003, edhe atëherë vetëm 37 minuta, kur si portier i Celta B u thirr në ekipin e parë për shkaqe emergjence. Ai nuk luajti kurrë më në Divizionin e Parë. Në futboll, kategoritë e ulëta, debutoi në vitin 1999, me fanellën e Ourense. ⠀