Pak ditë më parë, producentja e njohur shqiptare, Sara Hoxha solli në jetë një vajzë.

Ledion Liço dhe Sara u bënë kështu prindër për herë të tretë, teksa e pagëzuan vogëlushen me një emër shumë të veçantë, Rüya Roe.

Vetë Sara, në një postim në rrjete sociale disa ditë më parë tregoi se lindja e vajzës nuk ishte aspak e lehtë, por duket se tashmë çdo gjë ka kaluar.

Këtë të enjte, producentja ka vendosur të na prezantojë me ‘baby Liço-n’, duke publikuar për herë të parë një foto të saj, ku shihet Roman-i i vogël duke puthur të motrën, që duket se po lë kokën që tani për të.

“Dy peshoret e mia”- shkruan Sara krah fotos së parë ku shfaqet Rüya Roe, të cilën mezi presim t’ia shohim edhe portretin.