Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka folur në lidhje me momentin e mirë të Milanit. “Presidenti” ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ka kountribuar shumë në vendin e parë të “Djallit”.

Shumë njerëz nuk besojnë se mund të fitojmë titullin. Nuk arrij ta shpjegoj dot këtë perceptim, por thjesht i falënderojmë ata që mendojmë kështu. Ata thjesht na motivojnë më shumë, janë vitaminat tona.

“Do të ishte një gjë e bukur të kishim tifozët e pranishëm në stadium, sidomos në duelet shtëpiake. Ata do të na jepnin një shtysë fantastike, me shumë mundësi do të kishim rezultate më të mira se këto që kemi arritur.

“Ne kemi një moto, trajneri Pioli na e përsërit çdo ditë: duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Tani na pret Cagliari, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Ama, nuk duhet të harrojmë një gjë: ne jemi Milani dhe historia jonë flet vetë”, – tha ai.