Pavarësisht se Izraeli është një nga vendet që ka numrin më të madh të popullsisë së vaksinuar ndaj Covid-19, qeveria ka vendosur të mbajë në fuqi masat e ashpra anti-Covid.

Pak orë para mesnatës së djeshme, qeveria ka vendosur të shtyjë deri më datë 5 shkurt masat anti-Covid, që janë vënë prej muajsh. Një vendim i papritur, teksa sot, më 1 shkurt, priteshin të aplikoheshin të tjera masa lehtësuese.

Gjithashtu, qeveria vendosi të mbajë të mbyllur aerportin Ben Gurion deri më 7 shkurt.

Këto vendime u morën për të mbajtur nën kontroll pandeminë dhe ulur përqindjen e personave të infektuar. Qeveria deklaroi se do të rishohë masat më 3 shkurt, për të shtyrë karantinën apo lehtësuar masat.