Vlashent Sata ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin e mëngjesit në ABC ku ka treguar rreth lidhjes së tij me moderatoren e njohur Dojna Mema.

Çifti janë në pritje të një fëmijë për herë të parë, teksa prej kohësh na kanë zbuluar edhe gjininë e bebit që është një djalë.

Këngëtari i pëlqyer nga publiku për muzikën e tij të veçantë ka bërë sot një thirrje publike për të gjithë fansat.

I pyetur në emision nëse ai dhe Dojna ia kanë gjetur emrin djalit, Vlashenti tregoi se ende jo, pasi po mendojnë për një emër që nuk ekziston, ndërsa fton edhe fansat t’u dërgojnë sugjerime.

“Unë kam gjetur ca emra që në fillim. Problemi që kemi është se kemi pritshmëri. Do doja një emër që nuk ekziston. Po nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ta shoh. Nuk do të donin bashkim ose të risillnim emrin e dikujt. Presim sugjerime, nëse keni ndonjë ide na shkruani. M’i dërgoni në Instagram, më shkruani”.