Barcelona ka vendosur një datë të re për zgjedhjet presidenciale. Rastet e shtuara të COVID-19 ka detyruar kandidatët të dakordësohen për shtyerjen e tyre më datë 7 mars.

Presidenti në detyrë, Carles Tusquets, mblodhi në një takim 3 kandidatët për të marrë detyrën Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa. Ata biseduan rreth 2 orë mes tyre dhe arritën marrëveshjen e nevojeshme.

Zgjedhjet nuk do të mbahen më 24 janar, por më 7 mars. Kandidatët pranuan, pasi nuk donin të rrezikonin shëndetin e anëtarëve të klubit. Emri më i përfolur për të marrë drejtimin është Laporta, që duket më i favorizuari.