Të quash “tullac” një koleg mashkull është ngacmim seksual. Këtë gjë e ka vendosur një gjykatë e punës në Mbretërinë e Bashkuar. Një burrë, elektriçisti Tony Finn, ka hedhur në gjyq një kompani të vogël familjare në Yorkshire ku punonte prej gati 24 vitesh, duke e akuzuar për pushim të padrejtë nga puna dhe ngacmim seksual.

Mes të tjerash, Finn ka akuzuar një koleg që e quante “të shëndoshë dhe tullac”. Sipas gjykatës, përdorimi i fjalës “tullac” mund të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me seksin, ndaj konsiderohet si një lloj diskriminimi seksual. Lajmi konfirmohet nga mediat britanike.

Juria, e përbrë nga 3 meshkuj, ka vendosur ta konsideroj fjalën “tullac” si një ngacmim seksual dhe jo si një fyerje të zakonshme. “Ky vendim u mor pasi në këtë rast, fjala tullac është përdorur për të dhunuar dinjitetin e një personi, duke krijuar rreth tij një ambient frikësues, armiqësor e poshtërues”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Tony Finn fitoi gjithashtu edhe kauzën për pushim të padrejtë.